Rritja e pagave nga Kryeministri mbetet në pezullim, Gjykata ende pa vendim

0
37

Një vendim i Kryeministrit Ramush Haradinaj për t’ia rritur dyfish rrogën vetes, ashtu sikurse edhe vartësve të tij, përfundoi në Gjykatën Kushtetuese. Por ky institucion nuk ka dalë ende me një përfundim nëse në rastin e rritjes së pagave ka pasur shkelje ose jo. Vendimi i Gjykatës nuk precizohet se kur do të ndodh. Shefi i Qeverisë ishte kritikuar ashpër kur mori vendim ‘krye në veti’ për t’i rritur të ardhurat personale.

Vetëm disa muaj kur e mori në dorë udhëheqjen e Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradionaj vlerësoi se paga e tij dhe kabinetit nuk është e mjaftueshme, duke i rritur ato 100 për qind.

Por vendimi i Kryeministri ishte vlerësuar i kundërligjshëm, duke e dërguar kësisoj të njëjtin në Kushtetuese. Sidoqoftë, që nga muaji janar kur deputetja e Vetëvendosjes e kishte dorëzuar lëndën në këtë institucion, që atëherë, kjo Gjykatë nuk ka asnjë vendim. Në një përgjigje të shkurtë për Gazetën Express, ata kanë thënë se lënda është në shqyrtim.

“Kjo lëndë aktualisht është në fazën e shqyrtimit dhe Gjykata ende nuk ka marrë vendim”, kanë sqaruar nga Kushtetuesja, duke mos treguar se kur mund të ndodh një vendim i tillë.

E derisa gjykata ende nuk ka dalë më një përfundim, rritja e pagave ka mbetur e pezulluar. Qeveria Kosovës në mbledhjen e tyre e pezulloi vendimin për ngritje të pagave deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky vendim është i motivuar në respekt të institucioneve.

Me vendimin e tij, Kryeministri ia  ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa në vendimin e ri, port ë pezulluar, ajo do të ishte 2950 euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here