Samiti i Sofjes, Thaçi flet edhe me Presidentin e Francës

0
20

Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po merr pjesë edhe liderët kosovarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar fotografi nga Sofja ku po i takon disa liderë të shteteve të ndryshme.

Thaçi ka arritur të flasë me disa prej tyre, e të njëjtat po i shet edhe si takime. Fillimisht ka publikuar fotografi me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, ku thotë se i kërkoi mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Pastaj tregon edhe për atë çfarë folën me komisionierin Johanes Hahn. Presidenti thotë se pjesë e bisedës  ishte edhe faza e re e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i shtetit ka publikuar foto edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili siç shprehet Thaçi, Macron bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here