Vetura godet këmbësoren në qendër të Prishtinës

0
35

Në orën 15:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e ka goditur rëndë një këmboësore. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një këmbësore.

“Këmbësorja është dërguar për tretman mjejkësor ndërsa policia po merret me rastin”, shtoi ahmeti për Express.

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apeloj te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here