Zvicra u refuzon vizat F vetëm 11 azilkërkuesve kosovarë dhe serbë nga 555 sish

0
45
Megjithatë, njerëzit nga Ballkani nuk mund të shpresojnë të fitojnë azilin në Zvicër. Kështu, nga 300 kërkesa për azil që gjatë vitit 2017 kanë bërë në Zvicër qytetarë nga Kosova dhe Serbia, asnjëra nuk ka marrë përgjigje pozitive

Pas shqyrtimit që u ka bërë dosjeve të 555 personave azilkërkues nga Kosova dhe Serbia, Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Migracion (SEM) ka vendosur që, t`ua anulojë qëndrimin e përkohshëm vetëm 11 personave nga ky grup.

Në parim, azilkërkuesit të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil, duhet ta lëshojnë Zvicrën. Por, një numër sish marrin statusin e pranimit të përkohshëm (Viza F), dhe kthimi i tyre konsiderohet i palejueshëm ose për shkak të rrethanave sepcifike, vështirë i realizueshëm, shkruajnë “St.Galler Tagblatt” dhe “Luzerner Zeitung”.

Një kategorie të tillë i takojnë 35 persona nga Serbia, të cilëve vitin e kaluar u është dhënë statusi Fpasi që SEM ose Gjykata Federale Amdinistrative kanë ardhur në përfundimin se nuk mund të dëbohen.

Ky lajm ka shërbyer si shkas për reagim të partisë konservatore, SVP, transmeton albiunfo.ch. Deputetja nacionale nga kjo parti, Barbara Steinemann kishte shprehur mospajtimin e saj që në vitin 2016, duke i drejtuar Këshillit Federal pyetjen: “Kur do t`i kthejë Zvicra këta njerëz?”. Sipas saj, nuk ka se si të shpjegohet pamundësia e kthimit në një vend si Serbia, që është kandidat për BE. Ajo thotë se me këtë veprim, Zvicra po e humb besueshmërinë sa i përket politikës së saj të azilit, e cila nënkupton mbrojtjen vetëm të njerëzve me të vërtetë të rrezikuar.

Qeveria e vendit ndërkaq kishte dhënë përgjigjen se gjatë vitit 2017 do të realizohej një shqyrtim i detajuar, me ç `rast do të “viheshin nën llupë” 555 dosje të azilkërkuesve nga vendet ballkanike.

I pyetur nga gazeta, një zëdhënës i SEM thotë se vetëm në 11 nga këto dosje të shqyrtuara është dhënëpërgjihje negative, gjegjësisht është anuluar statusi i qëndrimit të përkoshëm, ose Viza F. Pesë raste u takojnë shtetasve të Kosovës ndërsa katër, atyre të Serbisë, përcjell albinfo.ch. Sipas zëdhënësit, ky numër i vogël i rasteve të anulimit tregon se në shumicën e madhe të tyre vazhdon të ekzistojë baza për qëndrim të përkohshëm.

Në emrin e organizatës Schweizerische Flüchtlingshilfe, (Ndihmë Refugjatëve) Michael Flückiger thotë se shqyrtimi i bërë nga SEM ka treguar se kërkesat në shumicën e rasteve kanë qenë të bazuara. Ai ka shtuar se në në disa vende të Ballkanit paraqitet jashtëzakonisht e vështirë gjendja e minoriteteve si romët.

SEM konsideron se sa u përket personave nga Kosova dhe nga Serbia, me status të përkohshëm, në 9 nga dhjetë raste pamundësia për kthim është shkaku i heqjes dorë nga dëbimi, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, sipas ligjit mbi të huajt, dëbimi është i parealizueshëm në situata të tilla kur personi që duhet të kthehet do të rrezikohet konkretisht nga gjendjet si luftëra, luftëra qytetare, dhunë e përgjithshme ose gjendje emergjente shëndetësore.

Duke qenë se aktualisht në Ballkan nuk mbretërojnë situatat nga përshkrimi në fjalë, pamundësia e kthimit kufizohet vetëm në shkaqet mjekësore, thonë në SEM. Por Steinemann nga SVP  thotë: kjo tregon se sa shumë kanë hapësirë veprimi autoritetet vendimmarrëse. Sipas saj, nga vendimet e Gjykatës Administrative Federale mund të kuptohet se ka raste që pranimi i statusit të përkohshëm është bërë edhe me arsyetimin e mungesës së qasjes adekuate në arsimim në Kosovë, që do të ishte nonsens.

Megjithatë, njerëzit nga Ballkani nuk mund të shpresojnë të fitojnë azilin në Zvicër. Kështu, nga 300 kërkesa për azil që gjatë vitit 2017 kanë bërë në Zvicër qytetarë nga Kosova dhe Serbia, asnjëra nuk ka marrë përgjigje pozitive. Kjo për faktin se këto dy vende, ashtu sikurse edhe Bosnja dhe Shqipëria janë në listën e vendeve të sigurta. Kështu, kërkesat e bëra nga shtetasit e këtyre vendeve, sipas rregullit, zgjidhen (refuzohen) brenda 48 orëve nga bërja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here