Bllokohen autobusë me 270 emigrantë në Bosnjë

0
48

Disa autobusë me rreth 270 emigrantë kryesisht nga vendet që janë në gjendje lufte, Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, përfshirë këtu edhe fëmijë është ndaluar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Autoritetet transportonin emigrantë nga Sarajeva, drejtë një qendre për azilkërkuesit pranu qytetit jugperëndimor të Mostarit, por autoritetet rajonale nuk i lejuan të hyjnë.

Autobusët u kthyen në rrethin e Sarajevës dhe mbetën të bllokuar në një rrugë malore. Mediat lokale të Bosnjës raportuan se 18 fëmijë gjenden në mesin e këtyre meigrantëve të cilët janë në gjendje jo të mirë, të frikësuar dhe të hutuar.

Ministri i brendshëm, Dragan Mektiç tha se ndalimi i autobusëve është i paligjshëm dhe se “rrezikon rendin kushtetues” të Bosnjës. Ai gjithashtu e quajti këtë ndalesë si “grusht shtet”.

Pas një lufte të përgjakshme në vitet 1990, Bosnja u nda në mes të etniteteve, boshnjak myslimanë, kroatë dhe serbë. Sarajeva është nën kontrollin boshnjak mysliman ndërsa Mostari është nën kontrollin kroat.

Peter Van Der Auweraert, shefi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin në Bosnje, tha se emigrantët do të transportoheshin në një kamp ku kishte vend për të fjetur, shërbime mjekësore dhe ushqim. Mijëra migrantë që kishin ikur nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Azia dhe Afrika, janë kthyer nga Serbia për në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Policia boshnjake ka rritur patrullat përgjatë kufijve me Serbinë dhe Malin e Zi për të parandaluar fluksin në rritje të emigrantëve që përpiqen ilegalisht të arrijnë në Evropën Perëndimore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here