E kaluara e kandidatëve për gjyqtarë të Kushtetueses

0
47

Parlamentarët sot do të mblidhen në seancë të re plenare me vetëm një pikë të rendit të ditës, “përzgjedhja e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të votojnë për dhjetë kandidatët të cilët muaj më parë i kanë hyrë garës për t’u bërë “gardianë” të Kushtetutës.

Në mesin e këtyre kandidatëve ka njerëz të cilët kanë të kaluar politike.

Çfarë kanë punuar në të kaluarën dhe cila është përgatitja profesionale e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Safet Hoxha

Safet Hoxha aktualisht është Kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Ndërsa në vitin 2013 kishte kandiduar për anëtar të Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), në komunën e Suharekës.

Ka lindur më 19 janar të vitit 1968. Ka kryer shkollën fillore në Bllacë të Suharekës. Të mesmen në Suharekë dhe studimet në Prishtinë në Fakultetin Juridik.

Ka qenë më herët profesor në Shkollën Teknike “Skënder Luarasi”, dhe aktualisht është profesor në Fakultetin Juridik në Prizren.

Nexhmi Rexhepi

Është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Republikën e Sllovenisë. Ndërsa në gjatë viteve 2009 – 2013, ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Mbretërinë e Holandës.

Rexhepi ka lindur më 1977, në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Bolonjës dhe në Universitetin e Sarajevës. Po ashtu, ka studiuar edhe në Universitetin Johns Hopkins, Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin e Illinois për Teknologji, Kent Law School, si dhe në Universitetin e Gracit.

Para se të bëhet pjesë e Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës, Ambasadori Rexhepi ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe Këshilltar Ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare, në Prishtinë.

Për më tepër, më parë ka punuar edhe në Qeverinë e Kosovës në Ministrinë për Energji dhe Miniera, si drejtor për çështje juridike; Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Qendrën për Mbrojtje Juridike Penale (OSBE); Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës; Asociacionin për Trajnim Akademik; si dhe këshilltar ligjor për disa kompani dhe projekte të ndryshme.

Remzije Istrefi-Peci

Një kandidate tjetër që pritet të votohet sot është Remzije Istrefi-Peci.

Është profesoreshë-asistente në Fakultetin Juridik që nga viti 2012. Istrefi bart edhe shumë çmime për karrierën e saj profesionale.

Remzije Istrefi –Peci ka lindur më 28 gusht 1972. Istrefi është doktorante në Fushën e Drejtësisë Tranzicionale në Graz të Austrisë.

Në vitin 2009 ajo kreu studimet e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës- Departamenti i Shkencave Politike me temën “ Përgjegjësia e Organizatave Ndërkombëtare në Situatat pas Konfliktit: Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”.

Ndërsa në maj të vitit 200, Istrefi mori titullin L.L.M (Legium Magister) në fushën e Ligjit për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut në Universitetin “Notre Dame”, në Indiana të SHBA-ve.

Ajo për dhjetë vjet punoi si Këshilltare për të Drejtat e Njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë, dhe ka shërbyer si këshilltare në institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare duke përfshirë UNDP-në, ECMI-n, KJI-në dhe KIPA-n.

Istrefi ka publikuar disa artikuj shkencorë në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka kontribuar në libra të shumtë që janë publikuar në Evropë.

Që nga viti 2010 ajo është Menaxhere Ekzekutive e projektit “Tejkalimi i Ndarjes” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës – projekti më i madh multietnik i zbatuar ndonjëherë në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Që nga viti 2011 Istrefi është arbitre pranë Odës Amerikane të Tregtisë.

Hajzer Salihu

Është Anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Është i lindur me datën 26.11.1976, në fshatin Baks, Komuna Skenderaj. Shkollën fillore dhe te mesme i kreu ne vendlindje, studimet në Fakultetin Juridik – Universitetin e Prishtinës, studimet Master për Diplomaci ne Universitetin e Evropës Juglindore.

Salihu gjatë viteve 2002 – 2003 ka qenë avokat/praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, (OAK), ka punuar si Zyrtar Ndërlidhës për Institucionet e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, Divizioni i Trashëgimisë Kulturore, në Ministrinë e Kulturës.

Ka qenë ushtrues detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtor i Departamentit për Hartimin, Zbatimin dhe Monitorimin e Politikave ne MPB.

Vigan Qorroli

Në mesin e këtyre kandidatëve është edhe analisti, Vigan Qorrolli.

Është ligjërues në Universitetin e Prishtinës. Ka studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Budapestit, në Universitetin e Evropës Juglindore si dhe në Universitetin Amerikan të Uashingtonit.

Shkëmb Manaj

Po ashtu në mesin e këtyre është djali i aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Shaban Manaj, Shkëmb Manaj.

Manaj në qershor të vitit 2016 është zgjedhur kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shkruan Insajderi.

Shqipe Ibraj – Mala

Ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 1995 ndërsa studimet postdiolomike ka regjistruar në vitin 2009 drejtimi ndërkombëtar në Fakultetin Juridik në Prishtinë, në programin WUS Austria.

Gjatë viteve 1999-2001, k shërbyer si përkthyse shqip – anglisht – shqip dhe zyrtare për Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, në bashkëpunim të ngushtë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, në trajtimin e ish-të burgosurve, me program psikosocial.

Në mesin e këtyre kandidatëve janë edhe: Bajram Latifi, Nebojsha Boriqiq, Radomir Laban.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here