Edhe 7 lokale të lojërave të fatit të mbyllura nga ATK

0
19

Departamenti i Lojërave të Fatit me datë 17 Maj 2018 në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve përmes linjës online 0800 80 800 ka ndërmarr një aksion në komunën e Gjakovës, Therandës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatitë, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit, me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatarë në vlerë 38,000 euro. Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here