Përfundon konferenca rajonale e Policisë së Kosovës

0
40
Sot ka përfunduar konferenca rajonale dy ditore e organizuar nga Policia e Kosovës, e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, në të cilën morën pjesë drejtorët e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Gjatë kësaj konference e cila u vlerësua mjaft e suksesshme, krerët e policive të shteteve pjesëmarrëse kanë paraqitur diskutime dhe prezantime të ndryshme, të cilat janë cilësuar si mjaft të dobishme dhe të rëndësishme për pjesëmarrësit.

Të pranishmit u dakorduan për nevojën e intensifikimit tëkomunikimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët në fusha të ndryshme policore, që kanë për qëllim luftën ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha u shpreh i kënaqur me punimet e kësaj konference.

“Të gjitha delegacionet e konferencës, kanë arritur në përfundim që: ne duhet të përpiqemi të rrisim bashkëpunimet ekzistuese brenda rajonit; vetëm duke miratuar një qasje të partneritetit rajonal mund të trajtojmë sfidat me të cilat përballemi si rajon. Jemi përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit strategjik, që në fund të fundit do të çojë në një punë efektive operative për të mirën dhe mbrojtjen e të gjithë qytetarëve tanë”.

“Policia e Kosovës është shumë e kënaqur që ka qenë nikoqire e Konferencës së Dytë Rajonale të Shefave të Policisë dhe falënderon kolegët tanë që na janë bashkangjitur në konferencë e cila ka qenë jashtëzakonisht e dobishme. Të gjitha delegacionet e pranishme shpresojnë që ky forum të vazhdojë dhe që partnerët e tjerë rajonal të cilët nuk ishin të pranishëm në këtë rast të jenë të
pranishëm në ndonjë konferencë të ardhshme”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here