Samiti i Koresë Veriore: Trumpi kundërshton Boltonin – për “Modelin e Libisë”

0
31

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kundërshtuar Këshilltarin e vet të sigurisë kombëtare, duke thënë se i ashtuquajturi “model i Libisë” për çarmatim nuk është duke u ndjekur për Korenë Veriore.
Sugjerimi i John Bolton e ka zemëruar Korenë Veriore, e cila ka kërcënuar me tërheqje në samitin me Trump në muajin e ardhëshem.

Presidenti Trump ka thënë se ai ende ka menduar që samiti do të ndodhë.

Në vitin 2003, Lideri i Libisë Muammar Gaddafi ka pranuar të heqë dorë nga programi i tij nuklear, në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Megjithatë ai është vrarë nga rebelët e përkrahur nga perëndimi, disa vite më vonë – një krahasim që ka alarmuar liderin koreano-verior, Kim Jong-un.

Pyongyang ka paralajmruar të mërkurën që mund të mos marrë pjesë në bisedime, që do të jenë në Singarpor me 12 qershor.

Çka ka thënë Presidenti Trump ?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Trump ka thënë : “ Modeli i Libisë nuk është model që ne e kemi kur e mendojmë Korenë Veriore.

Marrëveshja që Trump ka konsideruar me Kim Jong-un do të ishte “ diku ku ai do të ishte aty, ai do të ishte në shtetin e tij, ai do të udhëheqtë shtetin e tij, shteti i tij do të ishte shumë i pasur.”

Nëse ju e shikoni Korenë Jugore, kjo do të ishte një model i vërtetë Koreano – Jugor në aspektin e industrisë së tyre… Ata janë njerëz punëtorë, dhe njerëz të jashtëzakonshëm.

Çfarë Kim do ?

Mbi samitin e planifikuar, Trump ka thënë : “Asgjë nuk ka ndryshuar në Korenë Veriore sa jemi ne në dijeni. Neve nuk na është thënë asgjë.

“Nëse e bënë këtë atëherë kjo është në rregull, dhe nëse nuk e bënë këtë unë mendoj që mesiguri do të kemi një takim të suksesshëm.

Si e sheh Korea Veriore gjithë këtë ?

Po ashtu të enjten, Korea Veriore ka thënë që nuk do të i vazhdoj bisedimet me Korenë Jugore deri çështjet në mes këtyre dy shteteve të jenë zgjidhur. Pyongyang është i zemëruar pasi që ushtrimet mes SHBA-ve dhe Koresë Jugore kanë vazhduar afër kufirit me Korenë Veriore. Kjo ka bërë që Pyongyang të i shoh këto çështje si prova të pushtimit gjë që është kundërshtuar nga SHBA-të. Kjo ka bërë që të anulohen planet për bisedme të mëtutjeshme të nivelit të lartë këtë javë.

Çka kjo nënkupton për çështjet nukleare ?

Në këtë samit në mes të liderëve të Veriut dhe Koresë Jugore me 27 prill dy palët kanë pranuar që të punojnë drejt asaj që të heqin Gadishullin Korean për armët nukleare.

Por, Pyongyang e kundërshton këtë formë nga kërkesat e SHBA-së.

Përktheu: D.E

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here