VW bojkoton panairin e automjeteve në Paris

0
49

Volkswageni është emri më i fundit që ka vendosur të mos prezantojë automobila të rinj në “Paris Motor Show”.

Sipas “Autoactu”, Volkswagen është duke analizuar rëndësinë e pjesëmarrjes së vet nëpër panaire.

Si shtesë, VW po analizon edhe mundësinë e organizimit të një shfaqjeje të veten për prezantimin e veturave të reja.

Teksa brendi kryesor VW nuk do të jetë në Paris, anëtarët tjerë Skoda, SEAT, Audi e Porsche do të prezantojnë veturat më të reja.

Në panairin e sivjetmë të Parisit, mosprezantimin e kanë konfirmuar edhe Fordi, Infiniti, Mazda, Mitsubishi, Nissani, Opeli, Subaru e Volvoja.

“Paris Motor Show 2018” nis më 2 tetor dhe mbyllet më 14 tetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here