iPhone-at e rinj do të mbushen tri herë më shpejt

0
45

Apple do të prezantojë disa nga modelet e reja iPhone në shtatorin të këtij viti.
CharheLab, duke iu referuar burimeve brenda kompanisë, raporton se modelet e reja të Apple do të kenë karikues të ri 18 vat UCB-C që do të karikojë telefonat shumë më shpejt se tani.

Karikuesi do të jetë në gjendje të lidhet me iPhone duke përdorur kabllon USB-C.

Shumica besojnë se Apple do të përfshirje karikuesin e shpejt USB-C në kutitë e modeleve të reja iPhone. Kjo vjen pasi që Apple ishte kritikuar vazhdimisht për mos përfshirjen e mbushësve të fuqishëm në disa prej modeleve iPhone dhe iPad.

Kompania ka shkaktuar zemërim te blerësit duke iu diktuar atyre politikën e blerjes ekstra për karikues më të fuqishëm.

Ming-Chi Kuo nga KGI Securities thotë se Apple do të prezantojë tri modele të reja në shtator, përfshirë një me ekran më të lirë prej 6.1-inç pa prekje 3D.

Pritet lansimit i iPhone X të përditësuar me ekran OLED 5.8-inç dhe 6.5-inç po ashtu me ekran OLED, i cili potencialisht do të quhet iPhone X plus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here