Treni “Kosova është Serbi” mund të niset përsëri drejt Kosovës

0
83
Treni që vinte nga Serbia dhe që barte mesazhe nacionaliste u ndalua të hynte në Kosovë më 14 janar të vitit 2017.

E ky tren me mbishkrimin “Kosova është Serbi” mund të marrë rrugën përsëri për në territorin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Dushan Kozarev, zëvendësdrejtor në të ashtuquajturën zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë, thotë se punët dekorative të këtij treni që ishte dashur të qarkullonte në relacionin Beograd- Mitrovicë, kanë kushtuar rreth 498 mijë denarë(rreth 4.000 euro).

‘Të gjitha punët dekorative për trenin “Kosova është Serbi”, që është dashur të qarkullonte në relacionin Beograd – Mitrovicë, kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro)”, deklaroi Kozarev.

Madje Kozarev thotë se ky çmim është i vogël krahasuar me atë se çka do të simbolizonte ky tren për shtetin serb.

Ai nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen ky tren të udhëtojë përsëri drejt Kosovës.

“Fakti që ai mesazh nuk mund t’i pëlqejë dikujt, nuk do të thotë që ne nuk do ta përsërisim atë…Kosova për të gjithë ne është zemra e Serbisë”, shtoi ai.

Këtë tren, me qëllime të qarta destabilizimi, Serbia e ndali në momentin e fundit në Rashkë pas reagimeve të fuqishme të Kosovës e të aleatëve botëror, si dhe pas dërgimit të njësiteve speciale policore të ROSU –s në veri të vendit.

Pas kësaj, trenit i ishte ndryshuar itinerari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here