Kryeministri Haradinaj: Shërbimi emergjent në vend do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

0
29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion mjekësh nga Turqia, të kryesuar nga Dr. Esen Uysal, Kordinatore e Qendrës Ndërkombëtare të Trajtimit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Izmir të Turqisë.

Bashkëpunimi në fushën e mjekësisë, avancimi i shërbimeve të vendit në dhënien e ndihmës së parë dhe trajnimi i stafit mjekësor në disa fusha specifike ishin temat e këtij takimi.

Kryeministri Haradinaj falënderoi Dr. Esen për kontributin e dhënë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, falë asistencës dhe trajnimeve të organizuara deri tash.

“Shërbimet emergjente janë kurriz i gjithë shëndetësisë. Kosova ka ende nevojë për ofrimin e mbështetjes nga jashtë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Projekti për shërbimet emergjente në tërë vendin, deri tani ka mbështetur trajnimin dhe edukimin e 120 mjekëve nga gjithë vendi si dhe trajtimin dhe shërimin e mbi 100 pacientëve.

Pjesë e takimit ishte edhe Dr. Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente dhe u.d i Drejtorit të Klinikës Emergjente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here