Thaçi dekoron ish-rektorin Ejup Statovci

0
48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar dekorimet për personalitet të ndryshme të Kosovës.

Ai sot ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ku medaljen ua ka dorëzuar familjarëve të tij.

Thaçi ka thënë se Statovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën akademike,si dhe ishte në krye të protestës së vitit 1997 më 1 tetor.

“Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike, si drejtues i Universitetit të Prishtinës në periudhën e viteve të 90-ta, sot me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë e dekorova ish-rektorin Ejup Statovci (pas vdekjes). Profesori Statovci u vu në krye të protestave masive më 1 tetor 1997 dhe u bë shembull frymëzues për të gjithë studentët”, ka shkruar Thaçi në facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here