Vetëdorëzimi që e prisnin të gjithë

0
46

Ky është momenti kur Harvey Weinstein vetë dorëzohet në Policinë e Nju Jorkut, mëngjesin e të premtes.

Ndaj 66-vjeçarit do ngrihen padi për abuzime seksuale.

Moguli i Hollivudit u kthye në një nga figurat më të urryera në botë pasi ndaj tij pati shumë denoncime nga femra të njohura dhe të panjohura, të cilat e akuzonin për ngacmim seksual dhe përdhunim.

Akuzat nuk janë bërë akoma të ditura, por mediat amerikane thonë se provat janë bazuar tek denoncimet e aktores Lucia Evans.

Weinstein i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se seksi ka qenë konsensual.

Kjo është hera e parë që ndaj tij do ngrihet padi.

Dhjetëra gazetarë po e prisnin regjisorin dhe producentin e njohur të Hollivudit.
Ai mbërriti i veshur kazual dhe me dy libra në duar.

Akuzat ndaj tij nxitën një lëvizje për denoncimin e dhunës seksuale ndaj femrave, e njohur edhe si #MeToo.

Mes aktoreve të njohura që e kanë akuzuar Weinstein janë emra si Kate Beckinsale, Gwyneth Paltrow apo Ashley Judd.
Pas akuzave, karriera e tij njohu një rënie të shpejtë.

Dikur një nga emrat më të fuqishëm në Hollivud, ai aplikoi për falimentim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here