Kush po i kërkon presidentit Gjukanoviq tërheqjen e njohjes për Kosovën?

0
49

Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momçillo Vuksanoviq, i është drejtuar me një letër presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq se kjo organizatë të merr iniciativë për të anuluar vendimin e Qeverisë së Malit të Zi mbi njohjen e Kosovës, ose të thirret një referendum mbi këtë çështje.

“Mbështetja juaj është nismë për të mbajtur referendum për të anuluar njohjen e të ashtuquajturës shtet i pavarur i Kosovës që do të jetë një nxitje e fuqishme për proceset demokratike në Malin e Zi dhe një mundësi e madhe për zhvillimin e tolerancës dhe pajtimit, e cila do sigurojë rëndësinë historikë të marrëdhënieve më të afërta në mes të Malit të Zi dhe Serbisë”, thuhet në letrën e Vuksanoviqit drejtuar Gjukanoviqit, transmeton lajmi.net.

Aty kërkohet nga presidenti malazez që përgjigja të kthehet më se voni më 1 korrik.

Sipas letrës së Këshillit Kombëtar Serb iniciative ka ardhur “nga vullneti i shumicës së qytetarëve të Malit të Zi, e cila u konfirmuar nga deklarata e kryeministrit se Qeveria i ka dhënë njohje të ashtuquajturës shtet i pavarur i Kosovës, e kundërshtojnë 85 për qind e popullsisë malazeze.”

Vuksanoviq në përmendjen e “fakteve” në letrën e tij e liston edhe “tërheqjen e njohjeve nga shumë shtete të botës”, andaj thotë se edhe Mali i Zi duhet ta bëjë.

Kujtojmë, se presidentin Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, vazhdimisht ua rikujtojn serbëve se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën ,dhe me luftën me NATO-n në vitin 1999.

Gjukanoviq, bile në një intervistë, pak para zgjedhjeve për president, për “Vecernje novosti” kishte thënë se Mali i Zi nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës nën presionin e Perëndimit, por për shkak të bindjeve se duhet ta shikojë realitetin dhe t’i kontribuoj stabilitetit në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here