Avionët e NATO’s, gati për patrulla mbi Malin e Zi

0
82

Aleatët e NATO-s, Italia dhe Greqia nga 5 qershori do të fillojnë patrullat ajrore të NATO-s mbi Malin e Zi, njoftoi Aleanca e Atlantikut.

“Meqenëse, Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, sipas njoftimit të NATO-s.

Sipas Brukselit , Mali i Zi jep kontributin e tij në sigurinë e përbashkët të Aleancës përmes dërgimint të ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s, në Afganistan dhe një mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.

“Në shenjë solidariteti mes aleatëve, Italia dhe Greqia do të ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Malit të Zi. Avionët italianë dhe grekë edhe më tej do të jenë me bazë në vendet e tyre amë dhe do të përdoren sipas nevojës ”, njoftoi NATO-ja.

Patrullimi ajror, nuk është një përgjigje e ndonjë kërcënimi specifik, por një siguri për anëtaret e NATO-s” , sipas njoftimit, përcjell Atsh.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here