Pas hyrjes në NATO, avionët italianë dhe grekë do të patrullojnë qiellin e Malit të Zi

0
42

Aviacioni luftarak grek dhe italian do të fillojë nga 5 qershori patrulla në hapësirën ajrore të Malit të Zi, bëri të dituar NATO.

Kjo asistencë do të ofrohet në kuadër të solidaritetit midis vendeve të Aleancës, pasi Mali i Zi që u anëtarësua në NATO vitin e kaluar, nuk disponon njësi të aviacionit luftarak.

Sipas njoftimit të NATO-s, patrullimet do të kryhen në rast se avionë luftarakë apo civilë kanë nevojë për ndihmë, apo në rast se interceptohen avionë të huaj që i afrohen hapësirës ajrore të një vendi anëtar të aleancës, pa komunikuar me kullën e komandimit dhe pa paraqitur plan fluturimi.

Siç vë në dukje NATO, patrullimet ajrore janë misione afatgjata dhe një nga treguesit bazikë të mbrojtjes kolektive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here