Skema e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkan mban konferencën rajonale në Podgoricë

0
70

Më 30 dhe 31 maj, Këshilli Britanik do të mbajë një konferencë rajonale në Podgoricë të Malit të Zi, aktivitet i Skemës së Bashkimit  Evropian për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit janë nëpunësit e rinj civilë nga rajoni të cilët kanë marrë pjesë në skemën e financuar nga BE, duke filluar nga tetori 2016.

Në kuadër të projektit, gjenerata e dytë e pesë shërbyesve civilë nga secili shtet nga Ballkani Perëndimor kaluan dy javë në Institutin d’Etudes Politiques (Sciences Po) në Paris në dhjetor 2017, po ashtu vijuan edhe  në një program në Kolegjin e Evropës (College of Europe) në Bryzh në janar 2018, dhe bënë një shkëmbim rajonal në gjashtë kryeqytetet në mars 2018.

Gjatë shkëmbimit rajonal, grupet u angazhuan në hulumtime dhe analiza në fushat relevante për proceset që lidhen me BE-në dhe agjendën e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, duke u bazuar në përvojën e tyre si nëpunës civilë.

Qëllimi kryesor i konferencës në Podgoricë është që të gjashtë grupet të paraqesin gjetjet e hulumtimeve të tyre dhe të elaborojnë për rritjen e rolit të profesionistëve të rinj për një administratë publike moderne dhe efikase në këtë rajon.

Temat që do të trajtohen në konferencë mbulojnë negociatat me BE-në, menaxhimin e fondeve IPA, reformat e sektorit publik, bashkëpunimin rajonal, programet sektoriale të BE dhe agjendën e bashkëpunimit.

E dizajnuar rreth këtyre temave, konferenca do të diskutojë çështjet me rëndësi për pranimin në BE dhe do të sigurojë mësimet e nxjerra për adresimin e sfidave kryesore.
Fjalimet e mirëseardhjes do të mbahen nga Ivana Glišević Ɖurovic, zëvendës-kryenegociatorja dhe koordinatorja për fondet e IPA-s, nga Qeveria e Malit të Zi, Nicholas Cendrowicz, zëvendës shefi i Bashkëpunimit Rajonal dhe Programeve të Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Negocimet për Fqinjësi dhe Zgjerim, dhe Claire Sears, Drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Këshillin Britanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here