Po shqiptarët pse s’bëjnë turizëm në Kosovë?!

0
128

Nga Ben Andoni/

Nëse do të pyesësh autoritetet shqiptare: Pse nuk ka një fushatë turistike në Shqipëri për Kosovën, përgjigja mund të merret me mënd. Shqipëria dhe Kosova bashkëpunojnë ngushtë. Burokratët do të shpalosin një mal me shkresa duke të thënë se Ministrat respektivë shkëmbejnë mendime dhe aksione turistike, kurse Ministrat e Brendshëm punojnë për mbarëvajtjen, teksa në sezon do shfaqen bashkërisht në kontrollin e patrullimeve të pikave kufitare. Në të vërtetë zyrtarisht është kështu, burokratët e dy qeverive flasin të gjithë kohën dhe të përplasin matrica zhvillimi turistike, që do t’ia kishin zili edhe vendet më të përparuara në këtë fushë.

Vetëm se vjet INSTAT-i krahas lajmit pozitiv se Shqipëria u vizitua nga 5.1 milion turistë, gati 8.1 % më shumë sesa një vit më parë, na solli edhe një konstatim aspak të këndshëm: Numri i shtetasve nga Kosova po bjerret vazhdimisht. Turistët kosovarë përbënin 45% të shumës së përgjithshme të vizitorëve që erdhën në Shqipëri në 2016 dhe zbritën në 34% një vit më pas (2017), një bjerrje e frikshme, që sot është verifikuar prej mungesave të frikshme. Shqiptarët e Shqipërisë janë shumë selektiv kur flitet për biznesin e tyre turistik dhe është “afër mendsh” që do t’u shërbejnë më shumë atyre që vinë nga shtetet e tjera. Dhe, kjo bëri që çmimet e aplikuara për kosovarët nuk janë aspak fair, abuzimet me çmimet hoteliere për ta ishin të vazhdueshme, infrastruktura la shumë për të dëshiruar, kurse kulmi arriti me një lloj diskriminimi për autobuzat e tyre, ku autoritetet lokale të Durrësit ua hidhnin fajin operatorëve kosovarë dhe këta këtyre të fundit, pa gjetur dot zgjidhje. Në këtë vazhdë, nuk fle aspak Mali i Zi dhe Maqedonia që po mundohen ta kanalizojnë drejt vendeve të tyre këtë masë kosovarësh, e cila po i largohet vendit tonë.

Po