Ministri Bytyqi flet për parregullsitë në testin e maturës

0
16

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se përkundër përpjekjeve edhe sivjet ka pasur parregullsi në testin e maturës, paçka se parregullsitë kanë rënë dukshëm krahasuar me të kaluarën.

Sipas ministrit, është vërtetë e çuditshme dhe e dhimbshme që në manipulim përfshihen edhe drejtorët dhe mësimdhënësit.

“Pjesa më e dhimbshme është manipulimi nga përgjegjësit e arsimit – mësimdhënësit të bëjnë këso shkelje është e dhimbshme”, ka thënë Bytyqi.

“Por, jemi në një fazë të ngritjes së një standardi ndryshe dhe forma ndryshe e komunikimit ka filluar t’i japë frytet e para”.

“Është momenti i fundit t’i themi stop kësaj gjëje, nuk guxojmë të lejojmë persona të papërgjegjshëm të jenë pjesëmarrës”.

“Gjithsesi, kjo do një angazhim të përgjithshëm për ta eliminuar kopjimin. Tek pjesa e parë e problemit të shtresuar është edhe pjesa e maturës”.

“Këtë nuk mund ta ndryshojmë për një periudhë të shkurtër gjendjen në arsim. Këto janë probleme që janë trashëguar çdo vjet, shkelje të mëdha”.
“Mirëpo ne e kemi pasur të qartë që testi ka shumë probleme. Gjithsesi, për herë të parë kemi përdorë një mënyrë tjetër, e kemi ndarë në katër teste të ndryshme në regjione. Kjo është bërë për t’u menaxhuar më lehtë. Kështu kemi arritur t’i zvogëlojmë parregullsitë”.

“Por, nuk është arritur ajo që kemi dashur të arrimë – kemi të bëjmë me një varg problemesh”.

Ministri ka pranuar se prapë janë publikuar testet nëpër faqe të ndryshme.
“Ka pasur publikime, kanë depërtuar telefonat, janë shpërndarë pyetjet nëpër rrjetet sociale, por dëmi ka qenë më i vogël se sa herave tjera. Kemi marrë masa për të gjithë ata që janë identifikuar si shkelës, kemi pasur përjashtim të personelit, nxënësve dhe administratorëve”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here