Universiteti “Haxhi Zeka” institucion lider për arsimin e lartë për vitin 2017

0
48

Sot ZAP ka publikuar raportin e auditimit të përgjithshëm për vitin 2017 për universitetet publike dhe vetë MASHT-in, ku në këtë raport Universiteti “ Haxhi Zeka” në Pejë del të jetë larg i dallueshëm nga Universitet tjera publike sa i përket menaxhimit financiar, llogaridhënies dhe profesionalizmit.

Përkundër faktit se ky institucion është themeluar para 7 viteve po del të jete mjafte serioz në realizimin e objektivave që parashihen me statutin e këtij Institucioni.

Edhe pse në periferi të Kosovës ky Universitet së fundi, ishte renditur në nga Webometrics (http://www.webometrics.info/en/world?page=4) në janar të këtij viti, për 636 vende më lartë që nga listimi i fundit në këtë platformë në korrik të vitit 2017.

Të kontaktuar zyrtar nga Menaxhmenti i këtij institucioni lidhur me ketë raport theksojnë se kjo është diçka e pritshme duke pas parasysh angazhimin e gjithëve që gjeneratave të reja dhe regjionit të këtij vendi t’i sjellin një brend më të cilin do të krenohen të gjithë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here