Ministri Bytyqi takohen homologen e tij nga Shqipëria, zotohen për bashkëpunim

0
48

Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Të dy ministrat biseduan rreth fushës së arsimit.

Ky është njoftimi i plotë:

Në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për thellim të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe në kuadër të shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe vitit jubilar të Skënderbeut, dy data të rëndësishme në historinë e vendeve tona, mbajtëm sot në Prizren një takim të përbashkët me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Lindita Nikolla.

Bashkë me homologen time të shtetit shqiptar fillimisht mbajtëm takim me drejtuesit e Institutit të Albanologjisë të Kosovës dhe atij të Shqipërisë dhe të Instituteve të Historisë, me qëllim të harmonizimit dhe bashkëpunimit të këtyre institucioneve të rëndësishme.

Shpreha mirënjohjen e thellë për punën dhe veprimtarinë e instituteve të albanologjisë dhe historisë dhe u zotova se do të mbështes çfarëdo vendimi që del nga takimi i drejtuesve të këtyre instituteve.

Është angazhim i përbashkët i dy ministrive që të gjejmë forma të thellimit të bashkëpunimit të instituteve, në mënyrë që të kemi një kalendar të përbashkët të punës dhe veprimtarive të tyre.

Ndërsa, në takimin që mbajtëm me rektorët e universiteteve publike të Kosovës dhe Shqipërisë, diskutuam për mobilitetin e profesorëve për programe të rëndësishme, por që janë në rrezik të mbyllen në mungesë të kuadrove, si dhe për mundësinë e rritjes së kuadrove për studentët kosovarë dhe anasjelltas për pranim në programe të avancuara.
Universitetet tona kanë pasur një bashkëpunim të vazhdueshëm qoftë në mobilitetin e studentëve, qoftë profesorëve, bashkë me ministren Nikolla jemi që edhe si qeveri të japim mbështetjen dhe të qojmë më tutje këtë bashkëpunim.

Duke parë situatën ekzistuese në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tiranës, sa i përket rrezikshmërisë së mbylljes së disa programeve në mungesë të kuadrove, është menduar që të merren obligime në hartimin e politikave në realizmin e këtij mobiliteti, në mënyrë që këta profesorë të njihen si profesorë të rrëgullt.

Bashkë me ministren Nikolla theksuam se të dy qeveritë janë të gatshme për të qenë një krahë i fortë mbështetës për universitetet dhe së bashku të adresojnë standarde të larta profesionale në arsimin e lartë, për të qenë pjesë dinjotoze në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here