Përse presidenti Thaçi nuk mori pjesë në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit?

0
69

Kryetari i Komisionit Qeveritar për vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut dhe për 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, Jahja Lluka, ka vlerësuar se organizimi për të shënuar këtë ngjarje të madhe shqiptare ka qenë në nivelin e duhur.
Megjithatë, tha se kishte disa probleme të vogla, të cilat erdhën si pasojë e futjes së seancës solemne në agjendë në momentin e fundit.

I pyetur për mos prezencën e presidentit Hashim Thaçi, Lluka tha se presidenti ka pasur të udhëtojë për në Kanada dhe e ka pasur të pamundur të jetë i pranishëm.

Derisa, mungesën e flamurit të Kosovës në Prizren për këtë ditë, ai u shpreh se kjo është ngjarje mbarëshqiptare.

Luka ka njoftuar se për shkak të shpalljes ditë zie nga presidenti për shkak të vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, janë anuluar disa aktivitete, siç janë finalja e turnirit në mundje dhe koncerti i ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here