Sot mbyllet Panairi i Librit, ky është libri më i shitur këtë vit

0
54

Panairit i njëzetë i Iibrit mbyllet sot. Përgjatë një jave, lexuesit kanë pasur mundësi të blejnë libra prej më shumë se 100 shtëpive botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që kanë marrë pjesë në panair.

Në faqen zyrtare të panairit është publikuar lista me librat më të shitur, të autorëve shqiptarë, si dhe librat e përkthyer.

Sipas tyre, libri më i shitur këtë vit është “Kthimi”, nga autori Albatros Rexhaj, më pas vijon “Lopa e makiatos” nga Veton Surroi, “Vepra e plotë në prozën e shkurtër”, nga Ismail Kadare, e të tjera.

Sa i përket librave të përkthyer nga autorë të huaj, prijnë Daniel Goleman, François Henri- Deserable dhe Robert Elsie.

Interesimi i lexuesve nuk ka munguar as këtë vit, përkundër se ata janë shprehur të pakënaqur me çmimin e lartë të librave.

Shumë nga ata janë ankuar edhe për vapën e krijuar brenda panairit. Në mungesë të kushteve brenda objektit ku është mbajtur panairi, vazhdimisht është krijuar nxehtësi e madhe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here