Deputeti i Kuvendit që në konton e tij bankare ka hiç më pak se 68 mijë euro

0
30
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, si dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Deputeti nga rradhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, përveq që ka deklaruar shtëpi familjare në pronësi të prindërve të vet, ka deklaruar edhe një shumë të majme të hollash që ka në llogarinë e tij bankare, shkruan lajmi.net.

Gorani në deklarimin e parave të gatshme të mbajtura në institucione financiare, ka deklaruar hiç më pak se 68 mijë euro në llogarinë e tij personale.

Ani pse në llogarinë e tij bankare ka një shumë goxha të madhe të hollash, Gorani në pronësi të veten ka deklaruar një veturë në vlerë prej 3 mijë eurosh të blerë në vitin 2006.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here