Bebe Rexha në koncert me kapele që kishte 6000 kristale

0
54
Bebe Rexha është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës.

Mbrëmë, këngëtarja ka qenë e ftuara speciale e bendit Florida Georgia Line, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Bebe është shprehur e nderuar që kishte mundësinë të performonte në kuadër të koncertit të dy artistëve të këtij grupi.

Por, ajo që të bie në sy është kapela që këngëtarja ka bartur në këtë koncert, e që kishte 6000 kristale.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Bebe Rexha është “Girls”, këngë kjo në duet me Rita Orën, Cardi B dhe Charli XCX. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here