Bytyqi: Testi i maturës sivjet më i mirë, janë marrë masa ndaj nxënësve e administratorëve për kopjim

0
19

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) Shyqyri Bytyqi, tha se niveli i testit të Maturës Shtetërore sivjet ka qenë më i mirë se i viteve të kaluara.
Bytyqi në komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi shtoi se janë marrë masa ndaj nxënësve e administratorëve për kopjim e shkelje të tjera gjatë testimit.

Sipas tij, 56 nxënës janë përjashtuar nga testimi ndërsa janë identifikuar 8 administratorë që kanë shkelur rregullat, duke shtuar se ndaj tyre do të merren masa ligjore.

“Testi sivjet ka qenë shumë më i mirë se i viteve tjera, nuk është dëmtuar përmbajtja e testit. Është shumë në nivel më të mirë se në të kaluarën, kësaj radhe jemi afër realitetit”.

“Publikimi ka ardhur nga nxënësit, për kundër përpjekjeve që nxënësit të mos futen me telefon, kjo ka ndodhë”.

“Janë marrë masa direket ndaj nxënësve dhe administratorëve. Në regjion e Ferizajt nëse është publiku s’ka shkaktuar dëme sepse ka qenë koha e shkurtër dhe të gjithë nxënësit s’kanë pasur telefon, kjo nuk e ka dëmtuar dhe e mira është ndaja në regjione”.

“Janë përjashtuar 56 nxënës si shkelës te rregullave qoftë me fotografime të testit apo posedim me telefon”.

“Nga përgjegjësit tanë e kanë identifikuar 8 administratorë që kanë shkelur rregullat, nuk kanë të drejtë të jenë administratorë as në testet e ardhshme, janë publikuar emrat e tyre. Për shkeljet edhe institucionet do të ndërmarrin masa ligjore”.

Bytyqi foli edhe raportimet se testi u bë publik nga shtypshkronja. Më tej ai ka folur edhe për qëllimin e ndarjes së testimit në regjione dhe përgatitjen për pjesën e dytë të testit që do të mbahet në gusht, raporton Ekonomia Online.

“Ka pasur tentim kopjimi në shtypshkronjë, nuk është publiku, është njoftuar policia dhe janë ndërmarrë masa”.

“Qëllimi primar i ndarjes në katër regjione ka qenë menaxhimin më të mirë. Katër regjionet kanë pasur teste të ndryshme, dhe kjo na ka ndihmuar shumë. Secili regjion ka pasur testin me pyetje të ndryshme”.

“Tani jemi në përgatitje të fazës së dytë që do të jetë në gusht”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here