Kompania britanike merr licencë të re për gërmime në Trepçë

0
76

Tethyan Resources ka njoftuar se Kosovo Resources Company, 95 për qind të aksioneve të së cilës ajo i zotëron, ka marrë licencë të re për gërmime, në një zonë prej 75 kilometrash katrorë, në pjesën veriperëndimore të Trepçës.

Sipas kompanisë britanike, licenca lejon gërmimet në një zonë që ndodhet 5 kilometra në jugperëndim të minierës aktive të plumbit dhe zinkut, Bello Bërdo.

Tethyan ka thënë se kjo zonë strehon depozita të shumta të porfirit, bakrit e arit, dhe depozita mineralesh të plumbit, zinkut e argjendit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here