Marseille e do Balotellin

0
30

Marseille janë duke bërë të pamundurën për të nënshkruar me Mario Balotellin, por Mino Raiola është duke pritur ende oferta të reja për të.

Sulmuesi besohet se do të përfundojë kontratën me Nice në fund të këtij muaji dhe pavarësisht fjalëve të Patrick Vieiras dje ai pritet që të largohet nga klubi.

Sipas L’Equiope, Marseille ka kontakte me Nice që 10 ditë ku janë takuar nëpërmes drejtorit Alexandre Miallhe për ta informuar atë që dëshirojnë negociata me Super Marion.

Përderisa Marseille janë gati për ta finalizuar një marrëveshje, gazeta beson që Raiola është duke pritur edhe oferta tjera në drejtim të klientit të tij.

Një tjetër problem mund të jep kontrata, pasi që L’Equipe beson se Nice po e dëshiron edhe një vit në radhët e tyre atë.

Kjo do të binte në konflikt me deklaratat publike të Raiolas, përderisa në një deklaratë zyrtare në fund të vitit e kishte konfirmuar renovimin e Balotellit por nuk e kishte specifikuar gjatësinë e kontratës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here