Prej 10 vitesh kishte dhimbje kraharori, mjekët zbulojnë shkakun shokues

0
50

Prej 10 vitesh një 32-vjeçar vuante nga një dhimbje e pazakontë kraharori. I riu nga Nju Jorku, kishte realizuar shumë vizita, dhe vetëm së fundmi zbuloi se vuante nga një tumor shumë i madh në zemër, i cili duket të jetë më i madhi i regjistruar ndonjëherë në botë. Prej 3 vitesh mjekët i kishin thënë të mos shqetësohej pasi çdo gjë ishte në rregull, derisa presioni i gjakut i ra kaq shumë sa jeta e tij u vu në rrezik. “DailyMail” zbuloi se kishte një kancer me madhësinë e një topi tenisi në zemër, pasi bëri një skaner.

Mjekët kryen një operacion për heqjen e këtij tumori tepër të rrallë, 6 muaj më parë dhe për disa prej kirurgëve më me eksperiencë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias, kjo ishte hera e parë që kishin parë diçka të tillë. Mjekët besojnë se kjo masë është rritur që prej kohës kur Cohen kishte lindur.

*Tumori kardiak është masë anormale që rritet në zemër ose në valvulat e zemrës. Ai mund të jetë kancerogjen (malinj) pse jo kancerogjen (beninj). Pjesa më e madhe e tumorëve kardiakë janë beninj, por edhe këta të fundit mund të shkaktojnë komplikacione për shkak të masës dhe vendit ku ndodhen. Tumorët kardiakë zakonisht janë të rrallë. Një studim 20-vjeçar i realizuar në Hong Kong që studioi 12 mijë autopsi, gjeti vetëm 6 të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here