Vuçiq u bën thirrje serbëve mos t’i bashkohen ushtrisë së Kosovës

0
40

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka mohuar sot zërat se Serbisë i ka ardhur një draft-propozim nga Bashkimi Evropian për çështjen e zgjidhjes përfundimtare me Kosovën.
“Nuk më ka ardhur ndonjë letër që përfshinë ndonjë propozim për marrëveshjen me Kosovën, kam parë disa propozime të tjera të cilat i kam kundërshtuar, kur diçka serioze të vijë unë do të ju informoj”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq foli edhe për interesimin e Moskës për t’u përfshirë në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, për të cilin ai tha se është në interes të Serbisë që nëse SHBA-të involvohen në këto bisedime për arritjen e një marrëveshje, aty të jetë edhe Rusia, transmeton lajmi.net.

“Nëse Uashingtoni përfshihet, atëherë është në interesin tonë që të përfshihet edhe Rusia, ose dikush që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, u shpreh Vuçiq duke shtuar se ai në lidhje me këtë çështje është konsultuar edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, Vuçiq duke u bërë thirrje të gjithë serbëve që mos t’i bashkangjiten Ushtrisë së Kosovës, deklaroi se populli serb e ka vetëm një ushtri, dhe sipas tij ajo është Ushtria e Serbisë.

Ai përmendi një fshat në Kosovë banorët e të cilit janë duke iu bashkuar ushtrisë në formim të Kosovës, mirëpo Vuçiq sërish bëri thirrje që një gjë e tillë të mos ndodhë, ngase sipas tij, Kosova nuk ka të drejtë të formojë ushtri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here