Zëvendësi i socialdemokratit Shpend Ahmeti me 6 vetura e 13 biznese

0
45
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli nuk ka deklaruar aq shumë para në bank kundruall pasurisë që e posedon.

Tri shtëpia, gjashtë vetura e shumë biznese. Kjo është fuqia e të dytit të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.

Agjencia Kundër Korruptonit e ka publikuar pasurinë edhe të zëvendësit të Shpend Ahmetit, shkruan lajmi.net.

Pasuri të paluajtshme ka deklaruar në vlere prej 757, 800 euro: Truall dhe shtëpi 500,166,134, në sipërfaqe prej 800.00 m2, vlera 160,000.00 euro. Truall 1,773.00 m2, në vlerë prej  354,600.00 euro. Truall dhe shtëpi 639,106, në sipërfaqe prej 745.00 m2, në vlerë prej  149,000.00 euro. Truall dhe shtëpi 267,85 në një sipërfaqe prej 352.00 m2, vlera  70,400.00 euro. Rruge private në sipërfaqe prej 119.00 m2, në vlerë prej  23,800.00 euro.

Pasuri të luajtshme ka deklaruar 6 vetura, 5 nga to në emrin e tij e një në emrin e djalit. Të gjitha veturat kapin vlerën prej 233,300 euro. Më e shtrenjta është vetura mercedes S 350 e deklaruar në vlere prej 110 mijë euro, e blerë në vitin 2016.

Ka shënuar se posedon aksione në 13 shoqëri komerciale. 5 nga to ka thënë se janë aktive dhe 8 jo aktive. Bizneset aktive janë: Banka Ekonomike SHA – përqindja e aksioneve 13.82 me kapital 2,949,563.00 euro. Restaurant “Panevini” Sh.p.k, ka shënuar se posedon 100 për qind të aksioneve me kapital  106,365.00 euro. “Illyrian Poëer” Sh.p.k me 75 për qind të aksioneve me kapital  38,975.00 euro. “Swiss Medical Health Centre” Sh.p.k me100 për qind të aksioneve. “Med One”, Sh.p.k me 51 për qind të aksioneve.

Para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare ka deklaruar në vlerë prej rreth 64 mijë euro. Disa nga to në emrin e tij, të bashkëshortes e të fëmijëve.

Ka deklaruar një kridi në vlerë prej 150.000.00 eurove, por që shuma e mbetur është 121907 euro.

Ka shënuar se ka dy burime të të hyrave, njëra nga paga si nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në vlerë mujore  829.00 euro dhe nga Mabco Constructions –Lugano të Zvicrës në vlere prej  9,000.00 euro. Bashkëshorten e ka të punësuar në Swiss Diamond Hotel Sh.p.k.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here