Ahmeti i njofton kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Filologjiku

0
37

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.

Sipas tij, ky parking me minimum 500 vendparkime është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës.

“Në fazën e para kualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojës dhe dëshmi të kapacitetit financiar.

Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qendror të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ahmeti ka treguar se punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.”Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datën 5 korrik 2018″, ka shtuar Ahmeti.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here