Brukseli ende s’ka datë për takimin Thaçi – Vuçiq

0
12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai nga Serbia Aleksander Vucic, ende nuk dihet saktë se kur do ta kenë takimin e tyre të radhës për fazën e fundit të dialogut të të dyja shteteve. 27 qershori, ashtu edhe siç u raportua në media, se do të jetë data kur të dy presidentët do të zhvillojnë takimin, nuk dihet ende. Maja Kocijancic, ka thënë për Express se nuk ka datë për të njoftuar ende.
Kosova dhe Serbia janë duke u përgatitur që t’i hynë fazës së fundit të dialogut, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo fazë që po paralajmërohet me “kompromise të vështira” për të dyja vendet, ka ndarë skenën politike kosovare, kryesisht për shkak të Presidenti Thaçi si kryenegociator.

Sidoqoftë, një takim i mundshëm i raportuar në media, e i cili u tha se do të zë vend më 27 qershor, është mohuar nga zëdhënësja e BE’së, Maja Kocijcancic.

Ajo ka sqaruar për Gazetën Express se ende nuk ka ndonjë datë për ta bërë të ditur.

“Për momentin ende nuk mund ta njoftoj datën e takimit tjetër të nivelit të lartë”, ka thënë ajo.

Por spektri politik kosovar vazhdon të mbetet i përçarë se kush duhet ta udhëheq këtë nivel bisedimesh.

Opozita kritikon ashpër rolin e Thaçit në këtë proces shumë të rëndësishëm për vendin, ndërkaq Qeveria e tërhoqi platformën nga Kuvendi, ku edhe e mandatonte Presidentin në krye të negociatave.

Kjo sipas Kryeministrit u bë për shkak të mospajtimeve dhe t’u jepet kohë politikanëve që të arrijnë konsensus.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here