Deputeti i AAK’së tregon se ka vdekur tragjikisht profesori Din Ahmeti

0
51

Deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka vdekur në mënyrë tragjike në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!. Selmanaj ka treguar se Ahmeti ishte edhe profesor gjuhës angleze dhe ish i burgosuri polik.

Ky është njoftimi i plotë i Selmanajt në Facebook:

Lamtumirë profesor!

Tragjikisht ka humbur jetën në bjeshkën e Gllogjanit, Din Ahmeti nga Gllogjani i Deçanit, një nga ideatorët e lëvizjes ilegale të viteve të 80-ta!

Profesori i gjuhës angleze, ish i burgosuri polik,

ishte bashkëveprimtar me Ismajl Haradinaj, Jashar Salihun e Xhavit Hoxhën e shumë veprimtar tjerë!

Përjetoj burgje politike, leqitje e largim nga shkolla për shkak të veprimtarisë atëdhetare!

Përjetoj vuajtje e sakrifica por kurr nuk u gjunjëzua!

Qëndroj vertikalisht dhe me ndershmëri gjatë gjithë jetës së tij! Vëllau i Dinēs, Isa si mësues dhe atdhetar nuk ra pre e politikave diferencuese ndaj brezit 81, përkundrazi u bë krah i Dinës sikurse e gjithë familja e Lam Selmonit që ishte nje burrë i urtë e i vendosur përball vështirësive të kohës!

Arben Lami tani dëshmor një nga luftëtarët me të zot në Dukagjin ishte i frymëzuar nga axha i tij, Dina me të cilin ishin krenar e gjithë familja,sikurse ishim krenar të gjithë ne me Din Xhemajlin- Ahmetin!

Profesori ishte idealist e patriot i vertet shqiptar, ai kurr nuk u thye!

Prehu në paqe profesori e miku yn!

Lamtumirë Din Xhemajli!

RS

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here