I nxehti i çon 250 pacientë në QKUK

0
29

Ngritja e temperaturave, si pasojë ka rritur edhe numrin e personave po kërkojnë ndihmë mjekësore.
Në Klinikë Emergjente gjatë ditës frekuentojnë deri në 150 pacientë që kërkojnë ndihmë mjekësore, derisa me ngritjen e temperaturave ky numër është rritur deri në 250 sosh.

Kështu thotë Basri Lenjani, drejtor i kësaj klinike, sipas të cilit, fluksi i ditëve të fundit është rritur tek personat me sëmundje kardiologjike, gratë shtatzëna, personat me diabet, me hipertension etj.

“Kohët e fundit, për shkak të rritjes së temperaturave ka ndikuar në rritjen e të sëmurëve kronikë dhe ky numër arrin 5 deri ën 10 për qind në shërbimet emergjente”.

“Si individë të shëndoshë, për t’ju përshtatur këtyre kushteve na duhen disa ditë, derisa të sëmurëve kronikë, disa muaj. Andaj preferohet të mos dalin në diell, për shkak se kanë veprim negativ në shëndetin e tyre”, thotë Lenjani.

Edhe në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, numri i fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore është rritur.

Muharrem Avdiu , pediatër thotë se kryesisht të vjellat dhe diarreja janë simptomat që fëmijët po preken ditëve të fundit, për shkak të ngritjes së temperaturave.

“Në këtë kohë e quajmë valë verore të barkqitjeve. Kjo fillon në qershor dhe zgjatë disa muaj. Fluksi ditor është impresiv në qasjen e patologjisë brenda në klinikë. Barkqitjet dhe të vjellat janë evidente. Trajtohen dhe mjekohen te ne, dhe nuk gjendemi në situatë të pazgjidhshme”.

“Nuk është situata alarmante, pasi ne presim në këtë kohë fluks të shtuar, meqenëse çdo vit kemi të njëjtën situatë”, tha Avdiu.

Ndryshe, temperaturat aktuale të ditëve të fundit kanë arritur deri në 30 gradë celsius.

Tutje, Lenjani ka dhënë disa rekomandime për të sëmurët kronikë.

“Ne preferojmë që të sëmurit me sëmundje kronike të jenë nën kontroll të mjekut familjar dhe të përdorin barnat e tyre, dhe me rekomandim të mjekut familjar me ndonjë përkeqësim të gjendjes shëndetësore, të dërgohen në emergjencë”, tha ai.

Profesionistët shëndetësorë gjithashtu kanë rekomanduar edhe për ata që ngasin makinat duhet të kenë kujdes, pasi që për shkak të temperaturave të larta mund të shkaktohen çrregullime të përqendrimit, dhe për pasojë mund të ketë shtim të rasteve të aksidenteve në komunikacion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here