Kafja turke dhe efekti që nuk e dinim. E mrekullueshme!

0
233

Për ta nisur ditën mbarë tëgjithë kemi si traditë të konsumojmë një filxhan me kafe turke e cila konsiderohet edhe si një “ilaç” pasi na bën të zgjohemi më lehtë dhe më energjikë.

 

Pija “magjike”e cila shoqëron të gjitha amvisat shqiptare përpara së ato  të nisin punët e jetës së përditshme.

 

Kafja turke:  Një histori dashurie
Kafeja e ka origjinën në Kaffa të Ettiopisë, megjithatë emri i saj vjen nga arabishtja “Qahëa” përkthehet “Verë”.
Kafeja e parë është prodhuar në Jemen ku shumë besimtarë pinin kokrrat e kafesë turke në ujë për të ndenjur zgjuar gjatë lutjeve.
Nga Jemeni rreth viteve 1517 kafeja rrugëtoi drejt Stambollit. Turqit kuptuan se nga kokrrat e kafesë mund të përgatisnin një pije të shijshme nga e cila mund të merrnin energji, të qëndronin zgjuar dhe të shuanin urinë . Kafeja u bë e preferuara e Sulltan Sulejmanit, Konkubinave dhe e gjithë haremit. Ai i dha pijes “magjike” vulën perandorake.
Më pas u mësua se si të zienin kafenë  në xhezve,duke e bluar imët.
Për fisnikët turkë, kafeja e kishin kriter për përzgjedhjen e nuses. Kafeja u kthye në një instrument edhe për vëte gratë. Nese e servirnin të ëmbel do të thoshte që ato e pëlqejnë burrin, dhe ishin të lumtur me zgjedhjen e burrit, ndërsa nese servirej e hidhët do të thoshte që burri nuk ju pëlqente.

Jetëgjatësia dhe kafja turke

Në ishullin Ikaria të Greqisë nisej zgjimi me një kafe turke, ishulli njihet edhe për jetëgjatësinë e popullsisë në të gjithë vendin.
Kjo arsye frymëzoi disa shkencëtarë të studionin e efektin e kafesë dhe mënyrës së jetesës tek jetëgjatësia e njerëzve.
Rezultatet e studimit treguan qelizat  endoteliale tek njerëzit që pinim me shumë kafe kishin një performancë më të mirë. Këto qeliza kanë një ndikim në qarkullimin e gjakut.
krahasimi mes grupmoshave tregoi që konsumi i kafesë ka një ndikim pozitiv në funksionimin e arterieve. Kafeja turke përmban dy substanca të rëndësishme. Ato njihen si kafestol dhe kaheol, të cilat kanë vlera të mira kundër inflamacionit por edhe shërbejnë si antioksidantë.
Këshillohet të mos konsumohet me tepricë pasi çdo gjë e tepruar dëmton shëndetin. / Shqiptarja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here