Kosovarët pushtojnë përsëri majën e Olimpit grek

0
28

Kosovarët kanë pushtuar sërish majën e Olimpit në Greqi, e cila është me lartësi 2918 m/lmd.

Maja e Olimpit në Greqi njihet fillimisht si vend mitologjik.

Mitologjia greke për këtë mal thotë se 12 zotat e tyre, qëndronin në Malin e Olimpit, i cili është mali më i lartë në Greqi.

Maja e Olimpit është vend me karakter të theksuar mitologjik dhe është maja më e lartë e kompleksit prej 52 majash të vargmalit të Olimpit.

Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se deri vonë është konsideruar si maja më e lartë në Ballkan, por edhe për faktin se gjendet në një pikë strategjike në mes Thesalisë dhe Maqedonisë Greke, në perëndim të detit Jon, dhe 90 km afër Selanikut.

Gjithashtu, është maja me prominencën gjeografike më të lartë në Evropë; ndodhet në Parkun Nacional të Olimpit dhe është Rezervat i Biosferës Botërore.

Kjo është video e pushtimit të majës më të lartë në Greqi nga kosovarët:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here