Liburn Aliu e zbulon kompaninë ku i punon bashkëshortja të cilën e mbante të fshehur

0
48
Ish-drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu e mbajti të një vend të punës ku i punon bashkëshortja. Kompania në të cilën punon ajo merr tender në Komunën e Prishtinës dhe merr leje të nderimit nga zyra e urbanizmit, si kompani projektuese.

Të paktën që nga viti 2016, Lumnie Aliu punonë në kompaninë “Infra Plus”, por ish-drejtori i Prishtinës, tash deputet i VV-së nuk e deklarojë në formularin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, vendin e punës ku i punonte bashkëshortja.

Tash, prej pozitës së deputetit, Aliu ka vendosur ta deklarojë vendin e punës së bashkëshortes, Lumnie Aliu.

Në deklarimin e fundit, thuhet se ajo punon në kompaninë “Infra Plus” dhe ka pagë vjetore 3480 euro.

“Infra plus”, në fund të vitit 2016 ka marrë një leje të ndërtimit në Komunën e Prishtinës, si kompani projektuese dhe ka fituar disa tender.

Aliu e deklaron pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit çdo vit, që kur ishte deputet në vitin 2011, e deri në vitin 2017, si drejtor komunal. Në vitin 2011 ka deklaruar se bashkëshortja i punon në OSBE. Pas këtij viti, çdo herë ka deklaruar se bashkëshortja i punon në një kompani të huaj me seli në Prishtinë “Ingemedia”, e cila merret me çështje të konsulences në lëmin e inxhinierisë.  Në asnjë vit nuk figuron që bashkëshortja i punon në “Infra Plus”, posë në 2018.

Lajmi.net e ka parë organogramin e kësaj kompanie në korrik të vitit të kaluar, dhe në të shihet se, Lumnie Aliu ishte koordinatore e përgjithshme, që sipas hierarkikes i bie të jetë e dyta në kompani. Në organorgamin e aktual të kompanisë, emri i Aliut nuk shihet askund.

Po ashtu, ajo shihet në mes të stafit të kompanisë duke festuar në vitin 2016

“Infra Plus” ka marrë disa tender në Komunën e Prishtinës. Fillimisht si tenderues i Komunës ishte paraqitur në kohën kur me Prishtinën ka udhëhequr Isa Mustafa. Ndërsa, tenderin e fundit që e ka marrë nga administrata e Shpend Ahmetit është  “Furnizimi dhe montimi i rezervarëve të ujit në Shkolla dhe Institucione Parashkollore”, i cili ka peshuar 48 mijë e 630  euro. Nga administrata e Ahmetit ka fituar edhe tenderët “Hartimi i disa projekteve infrastrukturore ne fshatra te Komunës se Prishtinës – LOT 4”, 2,895.50  euro, “Hartimi i projekteve për disa rrugë në fshatra të Komunës se Prishtinës – Grupi i Dytë – Pjesa V dhe pjesa VII”, 4,909.10  euro. Ndërsa në kohën e Isa Mustafes ka marrë tenderët si “Hartimi i Planit rregullues “MATI II,  “Hartimi i projektit kryesor të rrugës në Sofali dhe Përroit në Shkabaj”, etj. Kjo kompani ka marre tender edhe nga Institucionet tjera publike.

Ndërkohë, me 25.11.2016 ka marre leje te nderimit si projektues i objekteve B+S+P+7, -2B+S+P+7, -2B+S+P+7, -2B+S+P+7 në Veterrnik. Investitor i këtyre objekteve është “GNB Projekt” dhe N.N.P. “Standard Plus”. Pagesa totale e lejes së lëshuar është  324,064.71 euro.

2018

2017

2016

2015

2014

2013

2012

2011

Organogrami i “Infra plus” -2018

Organogrami i “Infra plus” -2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here