Liverpool publikon orarin e plotë të ndeshjeve parasezonale

0
14

Reds do të udhëtojnë përtej Atlantikut për të marrë pjesë në parapërgatitje për kampanjën e re, duke i dhënë mundësi tifozëve të SHBA’së për ti parë ata në aksion

Liverpool shpresojnë që ta nisin sezonin e ri 2018-19 sa më mirë që është e mundur, pasi përfunduan të katërtit në Premier Ligë dhe në finale të Ligës së Kampionëve në sezonin që lam pas.

Parapërgatitjet e Reds pritet që të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ata rikthehen në Kupën Ndërkombëtarë të Kampionëve, një skemë e bërë kjo në vitin 2017, por ata po ashtu do të zhvillojnë disa ndeshje me afër shtëpisë së tyre, në Irlandë.

Me Botërorin që do të përfundojë në mes të korrikut kjo nuk ju jep shumë kohë klubeve që të përgatiten për sezonin e ri – nëse e krahasojmë atë më vitin e kaluar – por mund të fillojnë fushatat e tyre dhe ti përvojnë disa nga lojtarët e rinj të tyre.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here