Messi: Momentet që i përjeton si fëmijë s’mund t’i ndryshojë as goli e as fama

0
14

Lionel Messi është ylli i një artikulli në revistën speciale “El Patriota”, e publikuar nga gazeta argjentinase “La Nacion” për ta festuar nisjen e Kupës së Botës në Rusi.
Ylli i Barcelonës flet për gjithçka në këtë artikull, i cili është shkruar në vetën e parë, nga fëmijëria e tij, te Kupa e Botës dhe te ftesat e hershme për të luajtur për Argjentinën.

Në artikull, mes tjerash, Messi mban mend: “Në Rosario jam ndier fëmijë si gjithë fëmijët e lagjes. Roasio është vendi ku jam lindur, ku kam pasur disa momente madhështore si fëmijë. Momentet që i përjeton si fëmijë nuk mund të ndryshohen nga një gol apo fama”.

Ai ka folur edhe për pyetjet që iu bëhen shpesh, sidomos për theksin spanjoll, pasi jeton në Spanjë që prej moshës 13-vjeçare, kur edhe iu bashkua akademisë së Barcelonës, La Masia.

“Argjentina është vendi im, familja ime, dhe mënyra sesi e shprehi veten time. Më pyesin pse nuk më ka mbetur theksi spanjoll dhe unë iu them se është e thjeshtë: nuk dua të më mbetet sepse nuk dua ta humbas identitetin tim si argjentinas”, insiston Messi.

Ai shton: “[Argjentina] është vendi ku dua të kthehem. Nuk e di kur. Nëse më pyesni ku dua të jem, gjithmonë do të them në Rosario. Jam i lumtur kur jam pranë njerëzve të mi”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here