Miku i Behgjet Pacollit jep llogari para Federatës së Shahut të cilën pretendon ta udhëheqë

0
34

Miku i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli kundër të cilit SHBA’ja vuri sanksione, po dyshohet se mashtroi me emrat që futi në ekipin e tij, si pretendent i Federatës Botërore të Shahut, u dërgua në Komision të Etikës së FIDE’s.
Kirsan Ilyumzhinov, Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, që pretendon sërish këtë post, u dërgua në Komision të Etikës së kësaj Federate për shkak të raportimeve të mediave lidhur me personat imagjinarë që i ka përfshirë në ekip. Në këtë ekip Ilyumzhinov futi edhe Behgjet Pacollin, të cilit ia beson postin e zëvendëspresidentit të FIDE’s.

Zëvendëspresidenti i tanishëm i Federatës Botërore te Shahut (FIDE), Georgios Makropoulos, ka dorëzuar një raport në Komisionin e Etikës së FIDE’s, kundër Presidentit të FIDE’s, Kirsan Ilyumzhinov, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndodhi për shkak të shkrimeve që kanë dalë në mediat ndërkombëtare, hulumtime që kanë treguar se Ilyumzhinov ka futur persona që nuk ekzistojnë në listën e ekipit me të cilin ka plan të konkurrojë sërish për këtë pozitë në zgjedhjet e reja.

Ilyumzhinov, një mik i mirë edhe i Behgjet Pacollit, ka krijuar një ekip me të cilin pretendon sërish ta udhëheqë Federatën Botërore të Shahut, ashtu siç bëri që 23 vite.

Pjesë të ekipës e bëri edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme.

Për të qenë në krye të Federatës Botërore të Shahut, rusi Kirsan Ilyumzhinov zgjodhi zëvendëskryeministrin e Kosovës Behgjet Pacolli si zëvendës të tij.

Gazeta Express ka shkruar në maj të këtij viti për lidhjet në mes të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli me rusin që u sanksionua nga SHBA’ja pasi ka pasur lidhje të ngushta me diktatorin Bashar Al Assad.

Ilyumzhinov, gjithashtu është një mik i mirë me Presidentin Vladimir Putin.

Kirsan Ilyumzhinov u dërgua nga vetë Federata në Komision të Etikës për shkak se dyshohet se ka futur në listë të ekipit, bashkë me Pacollin, edhe një amerikan që nuk ekziston.

Fjala është për Glen Stark, për të cilin Gazeta Express ka raportuar në maj të 2018’s.

E pas të gjithë këtij skandali, po qëndron edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po pritet të bëhet pjesë e ekipit të rusit Kirsan Ilyumzhinov, në garën për Federatën Botërore të Shahut (FIDE).

Ilyumizhnov, i cili ka qenë në krye të kësaj federate për dy dekada, është njëri prej personave më të komprometuar në botën e sportit.

Bordi Presidencial i FIDE’s më 8 prill të 2018, kishte kërkuar dorëheqjen e Kirsan Ilyumzhinov pasi që SHBA’ja e sanksionoi. Për dorëheqjen e Ilyumzhinovit nënshkruan 14 pjesëtarë të Bordit.

Kirsan Ilyumzhinov që nga viti 1995 e deri sot, është në krye të Federatës Botërore të Shahut. Tani po kandidon sërish për këtë pozitë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here