Provokon sulmuesi serb: Nëse Shaqiri e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën?

0
44
Ndizet edhe më shumë ndeshja Zvicër-Serbi.

Sulmuesi i Serbisë, Aleksander Mitrovic, ka provokuar Xherdan Shaqirin.

Ai tha që nëse Shaqa e do aq shumë Kosovën, atëherë pse luan për Zvicrën, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk e kuptova gjestin me flamur të Kosovë në atlete që është një provokim. Është problem i tij dhe nuk me intereson. Është një gjë tjetër e çuditshme për mua”, deklaroi Mitrovic.

“Nëse ata e duan aq shumë Kosovën përse po mbrojnë ngjyrat e Kombëtarëve të huaja. Për Shaqirin e di se është një djalë i mirë dhe nuk e gjykojë dhe se ai do të luaj një lojë fer ashtu siç bën”.

“Sidoqoftë, nuk është detyrë e jonë të merremi me fotografinë e atletëve, është detyrë e jona që të luajmë sa më mirë që mundemi dhe çdo ndeshje të luajmë aq mirë sikurse ne të jemi në fund të karrierës”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here