Sërish bie çmimi i Bitcoin

0
19

Çmimet e kriptovalutave mbetën nën presion gjatë fundjavës pasi Reuters dhe agjencitë e tjera të lajmeve raportuan se këmbimorja e kriptovalutave e Koresë së Jugut, Coinrail u thye nga hakerët, duke nxitur shqetësime rreth sigurisë së këmbimoreve të vogla dhe të mesme.

Në një deklaratë, Coinrail tha se ishte nën “ndërhyrje kibernetike”, duke shkaktuar një humbje për rreth 30 për qind të monedhave të tregtuara në këmbimore.

Gjithashtu, presion mbi kritptovaluta po bënë edhe informacioni që rregullatorët nga Commodity Futures Trading Commission kërkuan të dhënat tregtare nga këmbimoret e kriptovalutave.

Rregullatorët kërkuan të dhënat për të hetuar nëse manipulimi është duke kompromentuar çmimet në tregjet dixhitale të monedhës.

Prova është duke ndjekur nisjen e të ardhmes së Bitcoin nga CME Group në dhjetor të vitit të kaluar.

CME formon çmimet e të ardhmes së Bitcoin bazuar në të dhënat nga këmbimoret e kriptovalutave, përfshirë Bitstamp, Coinbase dhe Kraken, ku tregtëtimi manipulues mund të kishte shtrembëruar vlerën e të ardhmes së Bitcoinit.

Aktualisht çmimi i një Bitcoini është duke u tregtuar me 6,600 dollarë, me një rënie prej 4 për qind gjatë 24-orëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here