Shkarkohet nga puna prezantuesja televizive, shkaku i veshjes

0
41

Një prezantuese televizive është shkarkuar nga puna pasi shikuesit janë ankuar për veshjen e saj të ‘papërshtatshme’. Amal Al-Awadhi, 29 vjeç, ishte në mes të emisionit i cili transmetohej direkt në një kanal televiziv të Kuvajtit, kur dëgjoi kontrolluesit që u urdhëruan për të ndaluar transmetimin menjëherë.
Njerëzit e përdorën Twitter’in për t’u ankuar se veshja e bardhë e zonjës Al-Aëadhi ishte e papërshtatshme për muajin e Ramazanit.

“Kam dëgjuar dikë duke thënë: “Largojeni Amal Al Awadhi tani, ose unë do të mbyllë kanalin”, ka shkruar Amal në Snapchat.

Personi i cili bëri thirrje për përfundimin e transmetimit ishte gjoja një zyrtar i qeverisë, megjithëse nuk është konfirmuar si shkak.

Al-Awadhi, e cila gjithashtu punon si aktore, kishte veshur fustan të bardhë në transmetimin e emisionit.

Ajo thotë se nuk i është thënë se pse është shkarkuar nga puna e saj. Përdoruesit e Twitter ishin të ndarë me komentet mbi veshjen e saj, disa thoshin se ajo duhet të ishte e veshur në mënyrë më modeste, ndërsa të tjerët mbrojnë zgjedhjen e saj të veshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here