Shpallet vendimi për personat që sulmuan Selën

0
38

Gjykata u shqiptoi 4 vjet burg, dy të akuzuarve për dhunë ndaj Zijadin Selës që e pranuan fajin. Stojan Pavlevski u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Cejo Georgievski u dënua me 1 vit e dy muaj.
Gjykatësja kujtoi se të akuzuarve nuk mund tu arsyetohen sjelljet aspak pasi kanë hyrë me dhunë në institucionin më të larte ligjvënës dhe kanë ndjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët.

“Nëse dikush merr guximin të kërcenojë deputetët dhe institucionin më të lartë ligjvënës, doemos duhet të dënohet. Dhuna është vepër penale, por kësaj radhe është zhviluar në Parlament dhe kjo e rëndon edhe më tepër akuzën e të akuzuarve që janë fajtorë”

Gjykatësja tha se këto dënime janë leksion për të ardhmen nëse dikush tenton të cenojë institucionet e qytetarëve.

Se askush nuk ka të drejtë të kërcenojë jetën dhe sigurinë e tjetrit.

Gjykatësja tha se i ka marrë parasysh rrethanat rënduese se ata kanë hyrë në Parlament në momente kritike. Se Stojan Pavlevski ka thyer i pari kordonin dhe ka hyrë i pari në sallën e mediave.

Për Cejo Georgievskin gjykatësja tha se ka dënim më të ulët pasi është vërejtur vetëm një gjuajtje e tij, por nuk anashkalohet fakti që ka hyrë në Parlament. Rrethana lehtësuese për Cejon ishte edhe gjendja e rënduar shëndetësore. Palët kanë afat prej 8 ditësh për ankesë tek Gjykata e Apelit. Që të dy vazhdojnë të mbesin në paraburgim shtëpiak.

“Të shpëtosh njeri dhe të të akuzojnë e dënojnë. Vërtetë prita dënim më të ulët, jo kaq” tha Stojan Pavlevski pasi e mori vendimin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here