Stoltenberg: Zgjidhja për emrin e hap rrugën e Shkupit drejt NATO-s

0
28
Konsensusi i arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth kontestit të emrit maqedonas e hap rrugën drejt NATO-s.

Këtë e deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në komunikatën zyrtare të të publikuar në veb faqen e internetit të organizatës.

Një mirëseardhje për pajtimin, e arritur ndërmjet kryeministrave Tsipras dhe Zaev pas vendimit të kontestit për emrin, e udhëhequr nga Athina dhe Shkupi. Kjo marrëveshje historike është nën durimin shumëvjeçar diplomatik dhe në vullnetin e të dyja liderëve të gjejnë zgjidhje për kontestit, të cilët tërhoqën vëmendje në rajon”, thekson Stoltenberg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bën thirrje që procesi të mbarojë dhe vendimi të formalizohet.

“U bëjë thirrje të dyja palëve që të formalizohet marrëveshja nga të dy liderët. Kjo do të hap rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe do të forcoj paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, vlerëson sekretari i NATO-s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here