Terrorit të Ramosit i jep fund vetëm VAR’i

0
44

Spanjolli është njëri prej lojtarëve më të mençur saqë vetëm përdorimi i teknologjisë do të tregonte artin e tij të zi të ndërhyrjeve në çdo ndeshje që ai luan

“Ne do të kemi për herë të parë VAR’in në Botëror”, ka thënë presidenti i FIFA’s Gianni Infantino në mars. “Është aprovuar dhe ne jemi shumë të lumtur me vendimin e marrë”.

Sergio Ramos sigurisht nuk është i lumtur me këtë lajm, pasi që përdorimi i VAR në Rusi këtë verë – më shpresë edhe në shumë liga europiane– do të bënte shumë më të vështirë lojën e spanjollit i cili njihet për ndërhyrjet e tij vjedhurazi në lojtarë gjatë gjithë karrierës.

Në këtë rast të gjithë mund të mendojmë se si do të kishte përfunduar ndërhyrja në Mohamed Salah muajin e kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve, apo faktin që Ramos u involvua edhe në dy tri raste sidomos në atë të Karius e ku me përdorimin e VAR ai sigurt do të ishte ndëshkuar me të kuq.

Apo rasti tjetër i goditjes se tij në Dani Alves në finalen e Cardiffit një ditë më vonë, ku spanjolli po ashtu kishte treguar lojë shumë të ashpër skundër kundërshtarit, ku kishte bërtitur pa nevojë pasi kishte rrezuar Alvaro Vadillos kur topi ishte jashtë në një ndeshje në Santiago Bernabeu më 2011, e cila ishte aq e ashpër saqë ai ia kishte këputur ligamentet e të riut nga Betisi, e që karriera mori kahje tjetër.

Shkurt, edhe pse Ramos kërkojë falje për këto ndërhyrje, kapiteni i Real Madridit nuk është ndalur duke i bërë ato. Natyrisht, 32 vjeçari ka një histori të gjatë të dhunës, ai ka ditur që të sillet edhe viktimë në disa raste. Edhe në Kiev ai nuk bëri ndonjë ndryshim.

Duhet pranuar që reagimet për Salahun ishin të hiperbolizuara, duke pasur parasysh mungesën e provave të qëllimit të ndërhyrjes, por nuk ka asnjë mundësi për të mohuar goditjen që ai ja bëri Loris Kariusit që më vonë doli që ishte lëndim, ku mbrojtësi qëllimisht e godet në fytyrë në fillim të pjesës së dytë portierin e Liverpool.

Për arsye të ndryshme, si Reds si ai mbetën në lot pas finales, por Ramos, pavarësisht kësaj qeshi me portierin dhe akuzat në drejtim të tij.

“Dreqi e mori, ju po i jepni shumë vëmendje kësaj gjëje për Salahun”, shpjegoi ai pas lëndimit. “Nuk dua të flas sepse gjithçka është zmadhuar. Unë mund ta shoh qartë në lojë: ai kapi i pari dorën time dhe u rrëzua në anën tjetër. Lëndimi ndodhi në dorën tjetër por ata thonë se unë bëra një ndërhyrje xhudo!”.

“Ata thonë se unë e godita me qëllim Kariusin, ka mbetur akuza për Firminon pasi që mbi të ra një një pikë djersë e imja ra që do ta ftoh atë”.

Kur e shikojmë drejt kjo është një humor i zi për të qenë i lodhshëm për futbolldashësit, pasi që Ramos është një lojtar i tmerrshëm i cili vazhdon të lëndojë futbollit për një dekadë më radhë!

Pasi ishte larguar nga ndeshja me të kuq kur lëndoi Messi në atë fitoren e thellë të Barcelonës 5-0 më 2010, ai kishte guxim të thoshte se nuk u përpoq ta lëndonte argjentinasin edhe pse ndërhyrja ishte e qëllimshme.

“Bëra gabim, por nuk e kisha për qëllim që ta lëndoi”, insistonte ai. Më sa duket, motivet e Ramos ishin po aq të pastra edhe në 23 raste të tjera në të cilat ai ishte përjashtuar nga loja.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here