Alarm tradhtie: Si ta kuptoni nëse po iu tradhton burri gjatë festave të fundvitit

0
59

Tradhtia është e tmerrshme në cilëndo periudhë të vitit që ndodhë, por shkakton më shumë dhimbje nëse e zini burrin duke ju tradhtuar gjatë Krishtlindjeve apo Vitit të Ri,  të cilat tradicionalisht janë kohë e familjes.

 

Në fakt, tradhtia gjatë Krishtlindjeve është diçka të cilën rreth 5.8 milionë britanikë e kanë pranuar se e bëjnë. Ndërsa së fundmi një studim tjetër ka zbuluar se 1 në 10 persona tradhtojnë gjatë Krishtlindjeve.

 

Më shumë meshkuj kanë tradhtuar gjatë kësaj periudhe, rreth 14 për qind prej tyre, ndërsa 8 për qind e grave kanë tradhtuar gjatë periudhës festive.

38 për qind e britanikëve e kanë puthur dikë në një festë Krishtlindjesh dhe rreth 71 për qind prej tyre nuk i kanë treguar partnerit se e kanë bërë këtë.

Rezultatet janë gjetur nga ‘Insurance2go’, të cilët i kanë anketuar britanikët për jetët e tyre dashurore rreth kohës së Krishtlindjeve, dhe me këto statistika tronditëse në mendje, shumica e grave ndihen të shqetësuara për besnikërinë e burrit.

Por nëse jeni grua dhe keni brenga të tilla, Judi James, eksperte e lidhjeve, zbulon se meshkujt janë të prirë të shfaqin nivele të larta të stresit kur tradhtojnë, siç është djersa e kombinuar me një buzëqeshje të rrejshme.

Qëndrimi në telefon gjatë gjithë kohës, e gjithashtu shkuarja në dhomë tjetër për të biseduar me dikë janë shenja të këqija.

Ndonjëherë meshkujt edhe insistojnë t’i pastrojnë vetë rrobat, sepse frikësohen mos po gjeni dëshmi në rrobat apo xhepat e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here